Lidhje

Një gjykatë në Sarajevë dënoi një ish-ushtar serb të Bosnjes


Një gjykatë në Sarajevë dënoi me 10 vjet burgim një ish-ushtar serb të Bosnjes nën akuza për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit ballkanik të viteve 1990.

Gjykata shtetërore e Bosnje-Hercegovinës gjeti fajtor Radislav Ljubinacin për rolin e tij në spastrimin etnik të banorëve myslimanë në qytetin Rogatica në vitin 19992.

Dega për krimet e luftës pranë gjykatës shtetërore ka marrë disa çështje gjyqësore nga gjykata ndërkombëtare për të lehtësuar punën e gjykatës së Hagës që trajton krimet e luftës.

Ndërkohë, autoritetet në Bosnje bastisën shtëpinë e një të kërkuari nën akuza për krime lufte. Operacioni u krye në kuadër të përpjekjeve për të nxjerrë para përgjegjësisë personat ndaj të cilëve është shpallur akt-padi për krime lufte.

Forca të Natos, Bashkimit Ervropian dhe të ministrisë së Brendëshme të republikës serbe të Bosnjes, kryen kontrolle në shtëpinë dhe makinën e të dyshuarit për krime lufte, Stojan Zupljanin. Gjatë kontrollit, zyrtarë të ministrisë së Brendëshme morën dokumente, pajisje komjuterike dhe sende të tjera për hetime të mëtejshme.

Të mërkurën, autoritetet gjithashtu kryen kontrolle edhe në shtëpitë e të afërmve të Zupljaninit.

Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës me seli në Hagë ka paraqitur një aktpadi ndaj tij. Stojan Zupljanin është akuzuar për gjenocid dhe krime kundër kroatëve etnikë dhe myslimanëve në rajonin e Banja Lukës në Bosnje gjatë viteve 1990. //ze//

XS
SM
MD
LG