Lidhje

Grupi negociator i Kosovës mirëpret planin e ndryshuar Ahtisari


Grupi negociator i Kosovës mirëpriti propozimin e fundit të kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës, të cilit i janë bërë disa ndryshime që nuk prekin thelbin e tij.

Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili kryeson grupin negociator, tha se Prishtina do të paraqesë të shtunën në takimin e nivelit të lartë me Beogradin, të gjitha elementet për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Zoti Sejdiu tha se Prishtina pret që shumë shpejt presidenti Ahtisari të vazhdojë me pjesën tjetër të procesit në Kombet e Bashkuara, që është paraqitja e propozimit përfundimtar të zotit Ahtisari në Këshillin e Sigurimit dhe më pas miratimi i një rezolute të re për Kosovën.//lk

XS
SM
MD
LG