Lidhje

Italia do ta mbajë kontingjentin ushtarak në Afganistan


Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian votoi në favor të mbajtjes së kontingjentit ushtarak në Afganistan. Dhoma e Deputetëve miratoi sot një rezolutë për rifinancimin e misionit italian në Afganistan.

Projektligji do t’i kalojë tani Senatit për miratim përfundimtar. Ky projektligj ka shkaktuar përçarje në koalicionin e qendrës së majtë në pushtet. Disa aleatë komunistë të këtij koalicioni janë kundër mbajtjes së trupave. Italia ka në Afganistan 1 mijë e 800 trupa.//lk

XS
SM
MD
LG