Lidhje

Legjislacion i ri në Kongresin amerikan për trupat në Irak


Udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë propozuar një legjislacion që do të kërkonte tërheqjen e të gjithë trapave amerikane luftarake nga Iraku deri nga fundi i vitit 2008.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësusve, demokratja Nensi Pelosi, tha se në bazë të propozimit, trupat amerikane luftarake mund të tërhiqen nga Iraku edhe para afatit në vitin 2008, nëse qeveria irakiane dështon në arritjen e synimeve për sigurinë të përcaktuara nga Presidenti Bush.

Udhëheqësit demokratë po shpresojnë t’ia bashkangjesin këtë propozim një kërkese për buxhetin ku kërkohen afro 100 miliardë dollarë për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Fillimisht, propozimi duhet debatuar dhe votuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse miratohet, Senati duhet të propozojë, debatojë dhe miratojë një projekligj të ngjashëm, të cilit Presidenti mund t’i vërë veton. //ze//

XS
SM
MD
LG