Lidhje

Ndihmëssekretari i Shtetit Frid viziton Maqedoninë


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Frid ndodhet për vizitë në Maqedoni, ku u takua me zyrtarët e lartë të vendit dhe po bisedon me udhëheqësit e opozitës.

Zyrtari i lartë amerikan u interesua për qendrimin e Maqedonisë lidhur me planin për statusin e Kosovës dhe për reformat e vendit lidhur me integrimin në Nato.

Zoti Frid tha se statuskuoja në Kosovë nuk mund të mbahet gjatë dhe se statusi duhet patjetër të zgjidhet. Statusi i Kosovës, tha zoti Frid, duhet zgjidhur në mënyrë praktike, por dhe në një mënyrë që të mbrojë të drejtat e komunitetit serb dhe trashëgiminë e tyre kulturore dhe fetare në Kosovë.

Ai i shprehu mirënjohje Maqedonisë për angazhimin e saj në misionet në Irak dhe Afganistan. Zoti Frid tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Maqedonia të jetë një kandidat shumë i fortë për anëtarësim në NATO. Ai theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për reformat në ekonomi brenda këtyre 6 muajve para se Aleanca të marrë vendime.

Zoti Frid foli po ashtu me tone mjaft pozitive për takimin e djeshëm midis Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ndimës sekretari amerikan i shtetit u takua me zotin Ahmeti dhe me zonjën Radmilla Sheqerinska, të Lidhjes Social Demokrate.//lk

XS
SM
MD
LG