Lidhje

BE-ja miraton politika të reja për të kufizuar ngrohjen globale


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel ranë dakord mbi një politikë afat gjatë të energjetikës për të parandaluar ngrohjen globale.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila kryeson takimin me që vendi i saj ka radhën e presidencës së BE-së, e cilësoi marrëveshjen si ambicioze dhe të besueshme. Zonja Merkel tha se marrëveshja hap dyert për përmasa të reja të bashkëpunimit evropian në çështjet e energjisë dhe të ndryshimeve klimaterike.

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të pakësojnë çlirimin e dioksidit të karbonit nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shtojnë përdorimin e burimeve të rigjenerueshme të energjisë me rreth 20 për qind deri në vitin 2020.

Në planin e tyre thuhet se energjia bërthamore mund të luajë rol në uljen e çlirimit të gazeve nga ngrohja globale. Burimet e rigjenerueshme energjetike, si energjia e diellit, e erës dhe e ujit, do të zëvëndësonin karburantet fosile, që shkaktojnë shumë ndotje, si qymyrguri dhe nafta.

Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha se secili prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të përshtasë objektivat e veta në përputhje me situatën e tyre individuale. //ad//

XS
SM
MD
LG