Lidhje

Bisedimet Moskë -Teheran përfundojnë pa arritur marrëveshje


Një zyrtar rus thotë se Irani dhe Rusia nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet financiare të cilat mund ta vonojnë më tepër ndërtimin e uzinës bërthamore të Bushehrit. Zyrtari tha se bisedimet triditëshe përfunduan sot në Moskë pa e zgjidhur dot pretendimin e Rusisë se Irani është i vonuar në pagesat për ndërtimin e uzinës.

Zyrtarët iranianë e hedhin poshtë pretendimin e Rusisë dhe i kanë kërkuar Moskës të dërgojë lëndë djegëse bërthamore për uzinën këtë muaj siç ishte rënë dakord më parë. Zëvendës shefi i agjencisë iraniane për energjinë bërthamore tha në televizionin rus se Irani është i gatshëm t’i ofrojë Rusisë më tepër para për të garantuar që uzina të fillojë punën në shtator.//lk

XS
SM
MD
LG