Lidhje

Rusia, Kina kundër sanksioneve financiare ndaj Iranit


Kina dhe Rusia kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me propozimin e Perëndimit për të vendosur saksione të rënda financiare kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se shqetësimi kryesor i Pekinit është se masat që parashikohen të ndërmarrin Kombet e Bashkuara janë praktikisht një ndëshkim për popullin iranian. Rusia është shprehur e shqetësuar se sanksionet e propozuara kanë në shenjestër Gardën Revolucionare Iraniane dhe Moska mendon se është gabim të ndëshkohet një institucion.

Ambasadorët e 5 vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania u takuan dje për të katërtën herë këtë javë në përpjekje për të gjetur mirëkuptim lidhur me sanksionet e propozuara. Sanksionet e propozuara përfshijnë ndalimin e udhëtimeve për disa zyrtarë iranianë, kufizime tregtare dhe financiare dhe një ndalim në eksportimin e armëve iraniane.

XS
SM
MD
LG