Lidhje

Votime në Shijak për vendin e ish-deputetit Sokol Olldashi


Të djelën në Shqipëri zhvillohen votime në një zonë zgjedhore për vendin e mbetur bosh në parlament, pas dorëzimit të mandatit të ish-deputetit demokrat, Sokol Olldashi.

Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve në Shijak pas atyre të pushtetit vendor i ka dhënë një rëndësi politike votimit të së djelës.

Të dyja palët janë angazhuar duke e dërguar përfaqësues të shumtë në këtë zonë, ndërsa ndërmjet socialistëve dhe komisionit qendror të zgjedhjeve janë zhvilluar debate të ashpra mbi dokumentat e identifikimit që do të përdoren në këto votime. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG