Lidhje

Ahtisaari shpreh zhgënjim pas përfundimit të bisedimeve në Vjenë


Një vit bisedimesh mbi të ardhmen e Kosovës përfundoi të shtunën në Vjenë, siç pritej, pa marrëveshje ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe qeverisë serbe. I dërguari i posaçëm i OKBs-, Martti Ahtisaari, tha se të dyja palët nuk arritën t’i ngushtojnë ndryshimet në pozicionet e tyre mbi të ardhmen e Kosovës.

Zoti Ahtisaari shprehu zhgënjimin e tij, që, pas gati 14 muajve bisedime, nuk u arrit ndonjë marrëveshje mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. “Me gjithë ato përpjekje, shpresoja shumë që ky proces të çonte në një marrëveshje të negociuar. Por procesi me bindi se palët nuk kanë asnjë pikë të përbashkët në qendrimet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje”.

I dërguari tha se do t’ia paraqiste këtë muaj Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara planin e tij për miratim.

Serbia shpreson se Rusia, e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, do t’i përmbahet qendrimit të saj se nuk pranon asnjë marrëveshje mbi statusin e Kosovës, po qe se të dyja palët nuk bien dakord.

Nga ana tjetër, në perëndim ekziston droja se, nëse propozimi i Ahtisaarit nuk miratohet nga Këshilli i Sigurimit, shqitparët e Kosovës gjithësesi do të shpallin pavarësinë nga Serbia, ndoshta brenda këtij viti. //az//

XS
SM
MD
LG