Lidhje

Zgjedhjet vendore në Rusi në 14 rajone dhe 87 bashki


Rreth 31 milionë rusë po votojnë në zgjedhjet vendore të ditës së sotme, ku të dyja partitë më të mëdha pritet të deklarojnë fitore të thellë. Që të dyja këto forca politike janë besnike të presidenti rus Vladimir Putin.

Partitë “Rusia e Bashkuar” dhe “Rusia e Drejtë” pritet që të mbizoterojnë në zgjedhjet e ditës së sotme për qeveritë dhe parlamentet në 14 rajone dhe 87 bashki

Partitë liberale kundërshtare të zotit Putin janë hequr nga zgjedhjet në shën Petersburg dhe tre komuna të tjera, me pretendimin që ka pasur dhunim të kodit zgjedhor, gjë që është pasuar nga ankesa për parregullsi.

Kryetari i Komosionit Zgjedhor Aleksandër Veshnyakov i tha agjencisë ruse të lajmeve Itar-Tass se rezultati i zgjedhjeve të sotme do të shërbejë si barometër i zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Dhjetor dhe zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Mars të 2008.

Kritikët thonë se votimet e sotme janë organizuar për të krijuar imazhin e një zgjedhjeje të lirë, por ndërkohë po shërbejnë për të çimentuar kontrollin e Kremlinit në jetën politike në Rusi./al/

XS
SM
MD
LG