Lidhje

Irak: Sulmet e kryengritësve lënë mbi 40 të vrarë


Në Irak sulmet me bomba kanë lënë më shumë se 40 të vdekur, një ditë pasi Iraku u kërkoi fqinjëve ndihmë për të ndaluar dhunën në vend. Policia thotë se person hodhi veten në erë në një akt që kishte në shënjestër një kamion me pelegrinë shiitë që po ktheheshin në Bagdad pas ceremonive fetare në qytetin jugor të Karbalës. Zyrtarët thonë se më shumë se 31 vetë gjetën vdekjen.

Një tjetër sulm vetëvrasës në një autobus pranë një universiteti shkaktoi vdekjen e të paktën 10 vetë në Bagdadin Lindor. Në zhvillime të tjera, një shpërthim në qytetin verior të Mosulit la të vrarë 3 persona pranë selisë së partisë më të madhe suni të vendit, Partia Islamike Irakiane.

Gjatë konferencës së djeshme në Bagdad, kryeministri Al-Maliki u kërkoi delegatëve ndihmë për të bllokuar rrjetet që ndihmojnë ekstremistët branda Irakut.

Duke folur në rrjetin televiziv amerikan NBC, ambasadori amerikan në Bagdad, Zalmai Kalilzad, tha se 5 iranianët e arrestuar nga forcat amerikane në Irak nuk janë diplomatë. Ai tha se ata kishin lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit dhe po furnizonin një pjesë të armëve që hyjnë nga jashtë vendit në Irak. //ad//

XS
SM
MD
LG