Lidhje

Talebanët sulmojnë një patrullë policore


Zyrtarët afganë thonë se luftëtarët talebanë sulmuan një patrullë të policisë në Afganistanin Jugor duke vrarë 8 oficerë dhe plagosur 2 të tjerë.

Një anëtar i forcave kufitare, thotë se kryengritësit hapën zjarr kundër patrullës së policisë mbrëmë në provincën e Kandaharit, pranë kufirit me Pakistanin, duke nxitur një betejë me armë. Zyrtari thotë se kryengritësit më pas u larguan nga zona dhe me sa duket nuk kishin përsuar humbje në njerëz.

Ndërkohë policia afgane thotë se një vetëvrasës me bombë ka goditur një autokolonë të sigurisë në provincën perëndimore të Farahut, duke vratë një polic dhe plagosur 3 të tjerë.

Në zhvillime të tjera, një deklaratë në internet nga një grup ekstremist islamik kërcënon për sulme në Gjermani dhe Austri, nëse këto dy vende nuk tërheqin trupat nga Afganistani, ku ato shërbejnë si pjesë e forcave të NATO-s./al/

XS
SM
MD
LG