Lidhje

Presidenti i Venezuelës, Çavez viziton Bolivinë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ndodhet në Bolivi gjatë fazës së dytë të turneut të tij në Amerikën Latine, që ka për qëllim t’i kundërvihet vizitës së presidentit Bush në rajon.

Zoti Çavez vizitoi dje qytetin Trinidad në Bolivinë Veri-lindore të shkatërruar nga përmbytjet, ku ai vlerësoi përpjekjet e mjekëve venezuelianë dhe të punënjësve ushtarakë që po u japin ndihma viktimave të përmbytjes.

Venezuela është zotuar për një shumë prej 15 milionë dollarësh në ndihma për viktimat boliviane të përmbytjeve nga 2 javë shirash të dendur që kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetra mijë vetëve.

Gjatë një fjalimi për viktimat e përmbytjeve në Trinidad, zoti Çavez tha se Amerika Latine duhet të ndjekë rrugën e socializmit për të zgjidhur problemet dhe duhet të mos pranojë influencën a asaj që ai e quajti “perandoria” e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Çavez pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje me homologun e tij bolivian, Evo Morales, për të përfshirë Bolivinë në institucionet e reja rajonale të financimeve./al/

XS
SM
MD
LG