Lidhje

Presidenti Bush kërkon shtesë të re trupash amerikane në Irak


Presidenti Bush po kërkon fonde për rreth 4 mijë trupa shtesë në Irak. Dje, Presidenti i kërkoi Kongresit një fond prej 3.2 miliardë dollarësh për të paguar trupat shtesë. Këto trupa do ta çojnë në 21 500 numrin e ushtarëve shtesë që zoti Bush njoftoi në janar, me qëllimin për të rritur sigurinë në Bagdat.

Presidenti ka propozuar të anullojë buxhetin prej 3.2 miliardë dollarësh për zëra me prioritet të ulët në sektorin e mbrojtjes, për të përballuar koston e kërkesës së tij për trupa shtesë.

Disa anëtarë të partisë demokrate, e cila kontrollon Kongresin, e kanë vënë në pikëpyetje strategjinë e Presidentit në Irak. Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësueve Nancy Pelosi, Presidenti Bush thotë se kërkesa e tij e rishikuar do të ndihmonte komandat ushtarake që të realizojnë synimet e tyre për të stabilizuar Irakun dhe Afganistanin si vende të sigurta dhe demokratike, të çliruara prej terrorizmit. //ad//

XS
SM
MD
LG