Lidhje

Kryeministri irakian bëri një vizitë të panjoftuar më parë në Ramadi


Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki bëri një vizitë të pa njoftuar më parë në qytetin e Ramadit në perëndim të vendit, bazë e kryengritësve suni.

Gjatë vizitës së sotme, kryeministri Maliki u takua me krerë fisesh, zyrtarë të qeverisë lokale dhe me komandantë të forcave amerikane dhe irakiane të sigurimit.

Kjo ishte vizita e parë e zotit Maliki në Ramadi, qendër e provincës së trazuar al-Anbar, që kur erdhi në këtë post gati një vit më parë.

Në lajme të tjera sot në Irak, policia njoftoi se nga sulmet me bomba dhe armë humbën jetën 11 vetë, katër prej të cilëve u vranë në një xhami suni të Bagdatit.

Trupat amerikane dhe ato irakiane po vazhdojnë një fushatë kontrollesh e bastisjesh në Bagdat në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës sektare. 700 trupa të tjera amerikane shkuan sot në rajonin Diyala, pranë Bagdadit. //ze//

XS
SM
MD
LG