Lidhje

Presidenti Bush përfundon turneun në Amerikën Latine


Presidenti Bush i cili ndodhet në Meksikë, shprehu besimin se bisedimet e tij me presidentin meksikan, Felipe Kalderon, do të sjellin rezultate pozitive, megjithë programin e ngjeshur të vizitës.

Të dy presidentët morën pjesë sot në një ceremoni në qytetin Merida në gadishullin Jukatan, ndërkohë që presidenti Bush po i jep fund një turneu në 5 vende të Amerikës Latine. Imigracioni është në krye të rendit të ditës në takimin e sotëm mes dy udhëheqësve.

Presidenti Kalderon tha se e vetmja mënyrë që meksikanët të mos imigrojnë në Shtetet e Bashkuara është që të krijohen vende punë në vend.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u acaruan vitin e kaluar kur kongresi amerikan votoi për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit midis Meksikës dhe Amerikës.

Presidenti Kalderon tha se asgjë tjetër nuk do të ishte më mirë për begatinë e Meksikës sesa reforma e imigracionit, që presidenti Bush kërkon nga kongresi. //ii

XS
SM
MD
LG