Lidhje

Milano: Fillon gjyqi ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni


Në Milano, filloi sot gjyqi nën akuzat për korrupsion ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe një avokati britanik, specialist për taksat. Ky është vetëm njëri prej gjyqeve ndaj miliarderit Berluskoni, lidhur me disa prej bizneseve të tij.

Prokurorët thonë se zoti Berluskoni ka dhënë urdhër për t’i paguar 600 mijë dollarë juristit britanik David Mills në vitin 1997, në shkëmbim të një dëshmie në favor të Berluskonit në gjyqe të tjera ndaj tij, në vitet 90.

Ish-kryeministri italian dhe zoti Mills akuzohen gjithashtu së bashku, për një tjetër rast, krahas me 12 të pandehur të tjerë, lidhur me blerjen në vitin 1999 të të drejtave të autorësisë të një firme filmike amerikane, nga grupi televiziv Mediaset, pronë e familje Berluskoni.

Megjithatë, gjykatat italiane i kanë hequr shumicën e akuzave lidhur me këtë çështje, për shkak të skadimit të afatit të vlefshmërisë së tyre. //ii

XS
SM
MD
LG