Lidhje

Del Ponte kritikon përgjigjen e BE-së për Gjykatën Ndërkombëtare


Kryeprokurorja e gjykatës së Hagës për krimet e luftës, Karla del Ponte, ka kritikuar përgjigjen e Bashkimit Evropian ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë muajin e kaluar për rolin e Serbisë në konfliktet ballkanike të viteve 90-të.

Karla del Ponte e cilësoi përgjigjen si të papërshtatshme dhe shprehu shqetësim se mund të minojë përpjekjet për drejtësi ndërkombëtare.

Gjykata ndërkombëtare vendosi se Serbia nuk mbante përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për masakrën e rreth 8 mijë burrave dhe djemëve myslimanë, pasi forcat serbe morrën Srebrenicën në vitin 1995, por tha se ajo dështoi të përdorte ndikimin e saj për ta ndaluar atë.

Zonja Del Ponte kritikoi shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana që përshëndeti vendimin e gjykatës për të mos e ndëshkuar Serbinë. Ajo theksoi se zoti Solana nuk përmendi faktin se gjykatësit e shpallën Serbinë fajtore për shkeljen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Gjenocid.//lk

XS
SM
MD
LG