Lidhje

Senati amerikan voton mbi një rezolutë të re për Irakun


Senati amerikan votoi për të zhvilluar debat mbi një rezolutë që bën thirrje për tërheqjen e trupave në operacione luftarake nga Iraku deri më 31 mars të vitit 2008.

Rezultati i votimit për të lejuar debatin ishte 89 në favor dhe 9 kundër.

Senati i kontrolluar nga demokratët ishin përpjekur dy herë për të votuar mbi një rezolutë rreth luftës në Irak, por republikanët e kishin bllokuar atë. Rezolutat kritikonin planin e presidentit Bush për të dërguar trupa shtesë në Irak për të luftuar dhunën sektare.

Këtë herë, republikanët në senat thanë se do të lejojnë debatin në mënyrë që të gjithë senatorët të shprehin hapur kundërshtimin për rezolutën. Republikanët i akuzojnë demokratët se po përpiqen të marrin në dorë kontrollin e luftës nga presidenti.

Udhëheqësi demokrat i shumicës në Senat, Harry Reid pranoi se deri tani ka votat e 49 demokratëve për këtë plan, që kërkon 51 të tilla. Nuk është e qartë në se rezoluta mund të fitojë mbështetje edhe nga një numër i vogël senatorësh republikan. //ze//

XS
SM
MD
LG