Lidhje

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën në Itali


Rusia dhe Italia shprehën dëshirën që bisedimet midis Moskës dhe Bashkimit Evropian mbi një marrëveshje të re për partneritetin strategjik të fillojnë sa më parë që të jetë e mundur.

Kryeministri italian Romano Prodi dhe Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ndodhet për vizitë në Itali, lëshuan sot një deklaratë të përbashkët në të cilën thoshin se dialogu mund të ndihmojë shtimin e zhvillimit ekonomik dhe sigurimin në mbarë Evropën.

Anëtarja e BE-së, Polonia, ka bllokuar bisedimet për ripërtëritjen e marrëveshjes, e cila do të zgjeronte marrëveshjes kryesore të energjisë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe do të përmirësonte marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes Moskës dhe Perëndimit. Marrëveshja ekzistuese skadon këtë vit.

Varshava thotë se do të vazhdojë t’u vëjë veton negociatave deri sa Moska të heqë një tarifë importi për mishin polak dhe prodhime të tjera bujqësore.

Ndërkohë, presidenti Putin shkon sonte në Athinë, ku nesër do të nënshkruhet një marrëveshje për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolos me udhëheqësit e Greqisë dhe Bullgarisë. Kur të përfundohet në vitin 2010, naftësjellësi 900 milion dollarësh do të transportojë naftë ruse nga porti Burgas i Bullgarisë në Detin e Zi, për në portin grek Aleksandropolis në Detin Egje. Ky projekt është diskutuar për 14 vjet. //ze//

XS
SM
MD
LG