Lidhje

Fuqitë botërore më pranë miratimit të sanksioneve të reja kundër Iranit


Diplomatë nga vende të fuqishme të botës thuhet se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje rreth një pakete sanksionesh të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit. Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad po jep sinjale se dëshiron të mbrojë ambicjet bërthamore të vendin e tij para Këshillit të Sigurimit.

Përpjekjet diplomatike u shtuan dje ndërkohë që ambasadorët nga pesë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë arritën një marrëveshje mbi një rezolutë për një paketë sanksionesh modeste ndaj Iranit për programin e saj bërthamor. Projektrezoluta pritet t’i paraqitet Këshillit të plotë sot. Por diplomatët paralajmërojnë se pavarësisht se projekrezoluta mund të votohet brenda pak ditësh, mund të duhen disa javë për finalizuar detajet.

Sanksionet e propozuara në rezolutë, përfshirë një embargo të eksportit të armëve iraniane, do t’u shtohen disa kufizimeve finacare dhe tregtare të vëna dhjetorin e kaluar pasi Teherani refuzoi një urdhër të Këshillit të Sigurimit për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

I dërguari britanik në Kombet e Bashkuara shpreh optimizëm për miratimin me shpejtësi të rezolutës."Nuk ka vështirësi. Vetëm zgjidhja e një apo dy çështjeve," tha zoti Xhons Peri.

Por Rusia dhe Kina, të cilat shprehën kundërshtime që penguan për disa javë vjet, sanksionet tashmë në fuqi, kanë dhënë sinjale se kanë përsëri pyetje. Ambasadori rus në OKB, Vitali Curkin i përshkroi bisedimet rreth rezolutës së tanishme si shumë të mira, dhe mbajti qendrimin për mundësinë e aprovimit brenda pak ditësh. Por në të njëtën kohë ai la të kuptohet sa ende ka shqetësime: "Akoma nuk kemi një pamje të plotë, ka disa elementë për të cilët duhet biem dakord para se të finalizojmë paketën," tha ambasadori rus.

I dërguari kinez në OKB Vang Guangya thotë se shqetësimet kineze rreth rezolutës janë kryesisht për listën e zyrtarëve dhe organzatave iraniane që do të penalizohen nën rezolutën e re, përfshi anëtarë të Gardës Revolucionare Iraniane. "Për shumë nga ne, përfshirë Kinën, ne nuk jemi të sigurtë rreth të gjitha këtyre entiteteve, sepse objektivi janë aktivitetet bërthamore dhe ushtarake, por tani me kaq shumë emra, ne nuk e dimë nëse kanë apo jo lidhje me aktivitetet në fjalë," tha zoti Vang.

Ndërkohë që negociatat shkojnë drejt fazës finale, Irani po sinjalizon se presidentit Mahmoud Ahmadinexhat do t’i pëlqente të vinte në New York për të folur para Këshillit të Sigurimit. Presidenti i Këshillit për muajin mars, ambasadori i Afrikës së Jugut, Dumisani Kumalo, thotë se diplomatët iranianë e kanë kontaktuar atë rreth këtij synimi. "Kam folur me ambasadorin e Iranit dhe ai më informoi se po priste për instruksione se çfarë do të bënte më tej," tha zoti Kumalo. Sipas tij, qeveria iraniane është e vendosur që ta realizojnë këtë udhëtim.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit thotë se nëse zoti Ahmadinexhat aplikon për vizë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të prirura për ta paisur me vizë duke ruajtur kështu marrëveshjen e vendit pritës. Por zëdhënësi Tom Casey u tha gazetarëve të hënën se nuk besonte se dalja e Ahmadinexhadit para Këshillit të Sigurimit do t’i shërbente ndonjë qëllimi pozitiv. //ad//

XS
SM
MD
LG