Lidhje

Presidenti Putin drejt Greqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së naftësjellësit


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shkon sonte në Athinë, ku nesër do të nënshkruhet një marrëveshje për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolos me udhëheqësit e Greqisë dhe Bullgarisë. Kur të përfundohet në vitin 2010, naftësjellësi 900 milion dollarësh do të transportojë naftë ruse nga porti Burgas i Bullgarisë në Detin e Zi për në portin grek Aleksandropolis në Detin Egje. Ky projet është diskutuar për 14 vjet.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri italian Romano Prodi ndërkohë, zhvilluan sot një takim në qytetin e Barit. Në rend të ditës ishin marrëveshje ekonomike, bashkëpunimi në fushën e energjisë, si dhe statusi i ardhshëm i Kosovës.

Politikanët italianë i kanë kërkuar zotit Prodi të ngrejë në bisedime çështjen e të drejtave të njeriut në Rusi. Disa ligjvënës italianë thonë se Rusia nuk ka bërë sa duhet në hetimin mbi vrasjen e kohëve të fundit të gazetarëve rusë. Rusia dhe Italia pritet sot të nënshkruajnë marrëveshje për energjinë, aviacionin, energjinë bërthamore, hekurudhat, bankat dhe degë të tjera të industrisë.//rd//

XS
SM
MD
LG