Lidhje

Rusia, Greqia, Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për naftësjellësin


Rusia, Greqia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje të shumëpritur për ndërtimin e një tubacioni ndërballkanik, që do të marrë naftë bruto nga porti Burgas i Bullgarisë në Detin e Zi, në atë Alexandropulis në Greqinë veriore.

Pas 15 vjet vonesash, Presidenti rus Vladimir Putin, Kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe Kryeministri bullgar Sergei Stanishev, e nënshkruan marrëveshjen sot në Athinë. Zoti Putin e përshëndeti marrëveshjen dhe u tha gazetarëve se nga ky tubacion do të përfitojë e gjithë Evropa. Projekti 280 kilometërsh do të përfundojë në vitin 2010.

Analistët thonë se ky tubacion tokësor do të pakësojë trafikun e madh të krijuar nga anijet transportuese të naftës në ngushticat e Bosforit dhe atë të Dardaneleve. Kompanitë ruse do të kenë 51 për qind në këtë investim, ku do të përfshihen edhe stacione pompimi dhe rezervuare. Vendet anëtare të BE-së, Greqia dhe Bullgaria, do të kenë secili nga 24 për qind në investim.//rd//

XS
SM
MD
LG