Lidhje

Anxhelina Zholi do të birësojë një fëmijë vietnamez


Aktorja e Hollivudit Anxhelina Zholi mundi të sigurojë lejen nga qeveria vietnameze për të adoptuar një djalë 3 vjeç e gjysëm. Procesi i birësimit do të përfundojë pasi zyrtarët e ambasadës amerikane në Hanoi të miratojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Djali jeton në një jetimore të Vietnamit, që kur e kanë braktisur në spital, kur ishte foshnje. Jolie është ambasadore e shpresës së mirë e Agjencinë e OKB-së për Refugjatët dhe me këtë mision, ajo ka udhëtuar shumë në vendet në zhvillim.

Jolie dhe aktori Brad Pitt që bashkëjeton me të, kanë tre fëmijë: një djalë 5 vjeçar të adoptuar nga Kamboxhia, të quajtur Madox, Zaharën, një vajzë dy-vjeçe të adoptuar nga Etiopia dhe një vajzën të tyren, Shiloh, e cila lindi majin e kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG