Lidhje

Senati amerikan bën thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të Natos


Senati i Shteteve të Bashkuara mbështeti zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj.

Në një rezolutë të miratuar dje, senatorët bënë thirrje për pranimin e 5 vendeve të reja anëtare: Shqipërisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë dhe Ukrainës në radhët e Aleancës. Dokumenti i njeh të 5 këto vende si të ligjshme për të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për anëtarësim në NATO.

Rezoluta u bën gjithashtu thirrje aleatëve të NATO-s të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar në forcimin e sigurisë globale, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për zgjerimin e Aleancës. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë të ngjashme në fillim të muajit. //rd//

XS
SM
MD
LG