Lidhje

Policia hungareze arreston 56 demonstrues


Policia hungareze arrestoi 56 demonstrues pas protestave me dhunë që ndodhën dje në Ditën Kombëtare të Hungarisë.

Shefi i policisë kombëtare Laslo Bene tha sot se policia ndaloi elementë ultra të djathtë pasi ata nuk iu bindën urdhërave për t’u shpërndarë. Ai tha se 7 nga 8 personat e plagosur gjatë dhunës ishin policë.

Agjencia hungareze e lajmeve MTI njoftoi se disa nga të ndaluarit mund të akuzohen për sulm ndaj policëve, vandalizëm dhe përdorim të paligjshëm armësh.

Demonstratat filluan të qeta por më pas, ekstremistë të djathtë, disa prej të cilëve me flamurë nazistë, u përleshën me policinë në qendër të Budapestit. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompat e ujit.

Dhuna shpërtheu pas arrestimit nga policia të një udhëheqësi të ekstremit të djathtë që dyshohej si autor i protestave antiqeveritare vitin e kaluar. //ze//

XS
SM
MD
LG