Lidhje

Sandra Bullok me filmin Parandjenjat


Çdo të bënit nëse papritur jeta juaj do të ndryshonte në mënyre drastike...dhe nëse ju jepet rasti që ta korrigjoni atë...a do të bënit të njëjtat gjëra. Kësaj pyetje mundohet ti japë përgjigje aktorja Sandra Bullock në filmin e ri të dalë sot në kinema me titull “Premonition”, Parandjenja.

Për Sandra Bullock, filmi ‘Premonitions” ose “Parandjenja” është çështje jete dhe vdekjeje. Pavarësisht se nuk ka nxjerr ndonjë film me zë kohët e fundit, karriera e superyllit është ende e gjallë dhe mirë. Por personazhi që ajo luan në filmin që ka dalë sot në kinema, gjërat janë krejtësiusht ndryshe...Ajo lajmërohet për vdekjen e të shoqit (luajtur nga Julian McMahon) por që pastaj e gjen atë shëndosh e mirë në krevat mengjesin tjetër. Por sa vjen dhe shtohet, ajo është në gjendje të shikojë vdekjen që i kanoset së shoqit dhe sygjerimet se si mund të alternojë kursin e jetës së tij ...duke e shpëtuar atë dhe familjen e saj.

Sandra Bullock ka ndryshuar stilin a saj të dikurshem me filma si “While You Were Sleeping” apo “Miss Congeniality” apo atë me aksion “Speed”. Vitet e fundit ajo i është rikthyer temës së dramës që nga filmi fitues i çmimit Oscar “Crash” apo melodrama “The Lake House” dhe filmi i fundit “Premonition”. Aktorja thotë se edhe vet beson në parandjenja dhe se është diçka që shumkush e përjeton.

**********

Në mes të atij që pritet të jetë një nga vitet më të mëdhenj në biznesin e filmit, yjet e Hollivudit u mblodhën këtë javë në Las Vegas për ekspozitën e përvitshme ShoWest me pronarët e kinemave. Ekspozita u shërben disa qëllimeve shprejon Gregg Kilday nga Hollywood Reporter. “Showest është jnë mbedhje e përvitshme e pronarëve të kinemave, distributorëve, e hartuesve të pajisjeve të projektimit - të gjithë këta shohin filmat e ardhshëm dhe shqyrtojnë çështje që janë shqetësuese për industrinë sidomos tani që kemi përballë sfidën e konvertimit të kinemave me projektim dixhital”. Ashtu si në vitet e kaluara, kinematë dixhitale përsëri tërhoqën vëmendjen kryesore ndërkohë që këto të fundit po u zënë vendin sistemeve të vjetëruara 100 vjeçare të projektimit. Ekspozita ShoWest u ofron gjithashtu kompanive një platformë për të reklamuar të rejat që mund të gjeni së shpejti në kinematë tuaja. Po kështu aty shfaqen edhe premierat e filmave të verës dhe shpesh yjet e filmave ndihmojnë për reklamimin e tyre.

**********

Manjati i ndërtimeve dhe i industrisë së argëtimit, Donald Trump është mësuar tashmë të jetë përpara kamerave - por këtë javë bëri një paraqitje disi ndryshe në programin World Wide Wrestling për ndeshjen që njihet tashmë si Beteja e Miliarderëve. I veshur me kostumë dhe kravatë, Trump kërceu në ring dhe u ul përpara një tavoline që i ngjante asaj të programit të tij The Apprentice. Përballë tavolinës qëndronte i ulur McMahon përpara 15 mijë admiruesve të këtij sporti. Trump vuri bast se lojtari Bobby Lashly do të fitojë ndeshjen. Por në se ai humbet të dy ranë dakort se McMahon do të qeth kokën Trumpit. McMahon vuri bastin për lojtarin Umaga. Në se Umaga humbet atëherë Trumpi do të ketë privilegjit të ketë në dorë flokët e McMahonit. Gjithshka do të marr fund në ndeshjen e së djelës, më 1 prill.

XS
SM
MD
LG