Lidhje

Formohet qeveria e re palestineze e unitetit kombëtar


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dëgjoi betimin e koalicionit historik prej 25 anëtarësh të kabinetit të ri Fatah-Hamas. Ministrat palestinezë bënë sot betimin njëkohësisht në qytetin e Gazës dhe Ramallah të Bregut Perendimor përmes një vidiokonference për shkak të ndalimit të udhëtimit të vendosur nga ana e Izraelit.

Parlamenti palestinez miratoi sot me shumicë votash qeverinë e re të unitetit. Votimi heq pengesën formale në përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund bojkotit ndërkombëtar të ndihmave për Autoritetin Palestinez.

Duke paraqitur qeverinë e re, kryeministri Ismail Haniyeh tha se qeveria e udhëhequr nga Hamasi do të punojë për krijimin e një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në vitin 1967, të njohur si lufta gjashtë ditëshe.

Presidenti Mahmud Abaz i bëri thirrje Izraelit të ndalë të gjithë aktet e dhunës dhe agresionit kundër palestinezëve. Udhëheqësi i moderuar i Fatahut tha se palestinezët janë gati, pa kufizime, për arritjen e një paqeje përmes negociatash me Izraelin.

Izraeli thotë se nuk do të punojë me qeverinë e re palestineze pasi ajo nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. //ad//

XS
SM
MD
LG