Lidhje

Rusia kërkon ndërmjetësues të ri të OKB-së për statusin e Kosovës


Kreu i Këshillit rus të Sigurimit tha se duhet gjetur një ndërmjetës tjetër për të kapërcyer situatën e krijuar lidhur me propozimin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për të ardhmen e Kosovës.

Komentet e Igor Ivanovit, të publikuara nga agjensitë ruse të lajmeve sot, vijnë mbasi i dërguari i OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari, tha se nuk ka më vend për negociata mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës.

Serbia e ka hedhur poshtë planin e ofruar nga Kombet e Bashkuara për shkëputje të Kosovës, vetqeverisje të saj dhe anëtarësi në organizmat ndërkombëtarë, duke thënë se Kosova do të jetë si nga pikëpamja historike ashtu dhe kulturore, pjesë e përjetshme e Serbisë.

Përfaqësuesit shqiptarë e kanë pranuar me rezerva planin, megjithëse mendojnë që në të nuk merr përgjigje kërkesa për pavarësi të plotë nga Serbia. Ahtisari do ta paraqesë planin e tij përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fund të këtij muaji.//RD//

XS
SM
MD
LG