Lidhje

Talebanët dorëzojnë gazetarin e rrëmbyer italian tek udhehëqesit fisnorë


Një person që pretendon të jetë zëdhënës i ekstemistëve talebanë në Afganistan, tha se gazetari italian i rrëmbyer prej tyre, është dërguar përpara këshillit të fiseve afgane, por as zyrtarë afganë dhe as ata italianë nuk e konfirmojnë këtë lajm.

Zëdhënësi tha sot se Daniele Mastrogiacomo dhe përkthyesi i tij afgan, u trasferuan në këshillin fisnor në provincën Helmand, mbasi 2 anëtarë talebanë u liruan nga autoritet afgane. Talebani i tretë që grupi donte që të lirohej gjithashtu, ende është nën ruajtjen e forcave afgane.

Ndërkohë, policia afganese tha se luftëtarë talebanë, iu kanë prerë hundët dhe veshët të paktën tre shoferëve, të cilët me kamionët e tyre trasnportonin pajisje për trupat ushtarake amerikane. Policia tha se kryengritësit i sulmuan shoferët në provincën Nuristan, dje dhe shkatërruan kamionëte tyre.

Në një tjetër incident të ditës së djeshme, një specialist afganas për pastrimin e minave, u plagos nga persona të dyshuar si ekstremistë talebanë në veri të Kabulit. //rd//

XS
SM
MD
LG