Lidhje

Uashingtoni nuk ka plane per kontakte me qeverine palestineze


Departamenti amerikan i shteti tha se zyrtarët amerikanë do t’i shqyrtojnë një për një çështjet rreth të cilave do të kenë kontakte me anëtarët jo Hamas të qeverisë së re palestineze.

Zëdhënësi Shan Mekormek tha sot se aktualisht nuk ka plane për kontrakte të tilla. Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të heqin një embargo ndihmash për qeverinë palestineze për sa kohë që Hamasi vazhdon të refuzojë të njohë Izraelin dhe të dënojë dhunën.

Zëdhënësi Mekormek tha se sekretearja e shtetit Kondolisa Rajs diskutoi sot me diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me qeverin e re palestineze të unitetit.

Po sot, Norvegjia i dha fund bojkotimit të qeverisë palestineze, duke u bërë kështu vendi i parë evropian, që ndërmer një hap të tillë.

Zëvëndës-ministri i jashtëm norvegjez, Raymond Johansen dhe kryeministri palestinez, Ismail Hanijeh biseduan sot në Rripin e Gazës
XS
SM
MD
LG