Lidhje

75 të vdekur nga një aksident i rëndë në një minierë në Siberi


Zyrtarët rusë thonë se numri i viktimave nga shpërthimi i sotëm në një minierë qymyrguri në Siberi arriti në 75.

Zyrtarët në rajonin Kemerovo në Siberi, i bënë të ditura shifrat e fundit ndërsa përpjekjet për shpëtimin e minatorëve vazhdojnë. Sipas tyre në minierën Ulianovsk kishte rreth 186 punëtorë në kohën e shpërthimit të gazit metan. Të paktën 88 janë evakuar.

Presidenti rus Vladimir Putin i dha urdhër Ministrit të Situatave Emergjente të shkojë në vendin në ngjarjes për të mbikqyrur operacionet e shpëtimit.

Aksidentet janë të zakonshme në minerat ruse të qymyrgurit. Por autoritetet thonë se miniera Ulianovsk, që u hap në vitin 2002 është një nga më modernet në këtë zonë.

XS
SM
MD
LG