Lidhje

Pajisje elektronike... dhe me pamje të këndshme


Vitin e kaluar telefonat celularë të teknologjisë së lartë ishin mes pajisjeve elektronike më të preferuara të amerikanëve, me 127 milionë aparatë të shitur. Pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve krijohet duke pasur parasysh konsumatorët meshkuj, megjithëse janë gratë ato që ndikojnë më shumë në vendimin se çfarë duhet blerë. Në vitin 2007, ekspertët e konsumit të pajisjeve elektronike thonë se theksi po vihet më pak tek mallrat shumë të rafinuara dhe më shumë tek pamja e jashtme e këndshme e produkteve të cilat të japin edhe një ndjesi të mirë.

Kur bëhet fjalë për mallrat elektronike më të preferuara, lista përmban gjithçka që nga skarat me telekomandë deri tek aparatet e kombinuara për të dëgjuar muzikë CD/MP3, televizionet me ekrane të lëngshme dhe pajisjet e teknologjisë së lartë për kamping. Por Mat Suonson, një analist biznesi për Shoqatën e Konsumatorëve të mallrave Elektronike thotë se pajisjet më të pëlqyera do të jenë më shumë se kaq.

“Prirja më e dukshme tek mallrat elektronike në përgjithësi, në gjithë industrinë është shmangia nga modeli i pajisjeve të rënda tek një kombinim më konvencional mes pajisjeve, programeve, përmbajtjes së produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar kështu një paketë”, - thotë ai.

Darren Gold, pronar i kompanisë "Alpha Gear for Gents", thotë se linja e preferuar e produkteve të muzikës dhe videove është një shembull i mirë.

“Mes produkteve që janë të lidhura me I-podin janë radiot me orë, altoparlantë, kufjet kutitë që mund t’i përshtatësh me ngjyrat e rrobave. Mund të gjesh çdo objekt që mund të plotësojë I-podin”.

Tre muajt e fundit të vitit 2006 u shitën 21 milionë I-Podë, 50 për qind më shumë sesa vitin e mëparshëm. Për pajisjet e reja, zoti Swanson thotë se sekreti i suksesit është pamja e jashtme e produktit.

“Prodhimet bëhen tani më elegante, që nga televizionët me rezolucion të lartë deri tek aparatet MP3. Theksi i vihet tani pamjes fine të produkteve”.

Një rëndësi e madhe i kushtohet gjithashtu mallrave që kanë të bëjnë me stilin e jetesës: që nga disa mjete që mund ta ftohin verën për tre minuta, masazhatorë me temperaturë të kontrolluar dhe makineri palestre që imitojnë rrëshkitjen mbi dallgë. Erik Bauen është menaxher në dyqanin Brukston në Kaliforni.

“Kjo makineri quhet "U-Surf Wave-Action" dhe ndihmon me muskujt kryesorë. Imiton lëvizjet e rrëshqitjes mbi dallgë që të ndihmon me ushtrime për gjithë pjesën e poshtme të trupit”, - thotë ai.

Është interesante të vihet re që gratë përbëjnë tregun më të madh për pajisjet elektronike për burrat, pasi sipas studimeve ato ndikojnë për 57 për qind të të gjitha blerjet elektronike për konsumatorët.//lk

XS
SM
MD
LG