Lidhje

Sekretarja Rajs takohet me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs po takohet në Uashington me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Bisedimet pritet të përqendrohen te Lindja e Mesme, programi bërthamor i Iranit dhe plani i Kombeve të Bashkuara për të ardhmen e Kosovës.

Sekretarja e shtetit Rajs, shefi i politikës së jashtëme të B.E.-së Havier Solana dhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer do të bisedojnë gjithashtu mbi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian si dhe mbi përgatitjet për një takim të nivelit të lartë më 30 prill në Uashington.

Departamenti amerikan i Shtetit po zhvillon gjithashtu me këtë rast një forum mbi bashkëpunimin ndëratlantik për teknologjitë e energjisë. Në konferencë pritet të flasin si zonja Rajs edhe zoti Shtajnmajer. Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se në takimin e zonjës Rajs me ministrin e jashtëm gjerman do të diskutohet edhe mbi çështjen e statusit të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG