Lidhje

SHBA shprehin mbështetje për Marti Ahtisarin


Shtetet e Bashkuara shprehën sot mbështetje për të dërguarin e OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari, për përpkjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se zoti Ahtisari ka bërë një punë të mirë për një çështje shumë të vështirë. Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara synojnë që të ketë konsultime të plota dhe të dëgjohen pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë edhe ato të Rusisë.

Komentet e tij u bënë në përgjigje të thirrje që bërë të djelën kreu i Agjencisë Ruse të Sigurimit Kombëtar Igor Ivanov për të emëruar një të dërguar tjetër për Kosovën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se çështja e statusit të Kosovës është një temë delikate me të cilën ne po merremi që prej afro një dekade. Nëse do të kishte përgjigje të lehta, ajo do të ishte zgjidhur. Zgjidhja, tha zëdhënësi, ka të ngjarë që të mos i kënaqë të gjitha palët, por ka ardhur koha që çështjes së Kosovës t’i je

XS
SM
MD
LG