Lidhje

SHBA i japin vizën presidentit iranian Ahmadinexhad


Shtetet e Bashkuara miratuan dhënien e vizës për presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad për të shkuar në New York, ku do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit Sean McCormack e bëri njoftimin sot.

Presidenti iranian kërkon të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurimit, ndërsa aty shqyrtohen sanksione të tjera kundër Iranit për shkak të refuzimit të Teheranit për të ndaluar pasurimin e uraniumit, që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësi tha se presidenti iranian duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të thënë se është dakort me bisedimet dhe të mos nxisë konfrontime.

Irani mohon se bën përpjekje për të prodhuar armë bërthamore, megjithëse nuk ka dhënë shenja se është gati të ndalojë pasurimin e uraniumit. Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

XS
SM
MD
LG