Zyrtarë irakianë thanë se forcat e sigurimit vranë 39 ekstremistë në një betejë në qytetin Amirijah në provincën perëndimore al-Anbar, bazë e kryengritësve suni.
Zyrtarët thanë se luftimet shpërthyen sot në qytetin Amirijah me pjesëmarrjen e ekstremistëve, trupave irakiane dhe luftëtarëve aleatë fisnorë.
Në Bagdat, zyrtarë irakianë të sigurimit thonë se të paktën 5 veta u vranë sot nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdat, ndërsa një sërë sulmesh me mortaja goditën një lagje, duke shkaktuar 7 të vrarë. Një shpërthim bombe në anë të rrugës shkaktoi gjithashtu vrasjen e 2 ushtarëve amerikanë.
Po sot para agimit, autoritetet irakiane ekzekutuan ish nën-presidentin irakian, Taha Jasin Ramadan, për rolin e tij në vrasjen e 148 myslimanëve shiitë në Dujail në vitin 1982.
Në lajme të tjera, një gjeneral amerikan u tha gazetarëve në Pentagon se kryengritësit në Irak përdorën kohët e fundit dy fëmijë që të kalonin një postbllok në Bagdat dhe pastaj aktivizuan një makinë bombë, e cila shkaktoi vrasjen e fëmijëve. //ze//