Lidhje

Nënpresidenti Çeni shtrohet përsëri në spital


Nënpresidenti Dik Çejni ishte sot në një spital të Uashingtonit për ekzaminimin e këmbës së majtë, ku në fillim të këtij muaji iu zbulua një bllokim i arteries.

Një zëdhënëse e nënpresidentit tha se mjekët i kishin kërkuar atij të shkonte përsëri në spital për të përsëritur një radiografi të venës së bllokuar me anë të skanimit me ultratinguj. Ajo tha se bllokimi i venës nuk ka lënë komplikacione dhe se zoti Çejni do të vazhdojë të marrë ilaçe për hollimin e gjakut.

Ajo tha gjithashtu se nëpresidenti u kthye më pas në Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar punën e përditëshme. Nënpresidenti ka patur katër goditje në zemër, por asnjë prej tyre pas vitit 2001 kur filloi punën në këtë post. //ze//

XS
SM
MD
LG