Lidhje

Rusia mohon njoftimet se Moska i ka dhënë ultimatum Iranit


Rusia mohoi njoftimet e një gazete amerikane se Moska i ka dhënë një ultimatum Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Sipas gazetës Nju Jork Tajms, Rusia i ka deklaruar Iranit se nuk do t’i japë karburant për një uzinë bërthamore thuajse të përfunduar, në se Teherani nuk e ndalon pasurimin e uraniumit.

Por ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Vitali Çurkin, tha se njoftimi ishte i pasaktë dhe se Rusia nuk i ka dhënë ultimatum Iranit. Çurkin tha se Rusia nuk e lidh çështjen e karburantit për uzinën bërthamore të Bushehrit që po ndërton në Iranin jugor me atë të sanksioneve ndaj programit bërthamor iranian.

Në fillim të muajit, Rusia tha se po e shtynte dërgimin e karburantit bërthamor në Iran, ngaqë Teherani i kishte vonuar pagesat. Zyrtarët iranianë i mohuan këto akuza. //ii

XS
SM
MD
LG