Lidhje

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për demokracinë në Rusi


Një diplomat i lartë amerikan shprehu shqetësim rreth gjendjes së demokracisë në Rusi dhe rreth politikës së jashtme ruse.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, David Kramer ngriti sot shqetësimin rreth shtimit të trysnisë së qeverisë ruse ndaj shtypit, partive të opozitës dhe organizatave jo qeveritare. Ai tha se “zhvillimet në këtë vend nuk po ecin në drejtimin e duhur”.

Zoti Kramer i bëri këto komente në Bruksel, para takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Zyrtari amerikan po ashtu përmendi shqetësimet rreth trysnisë së Rusisë ndaj Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera fqinje dhe kritikoi marrëveshjet e Rusisë për tregëti armësh me Venezuelën, Iranin dhe Sirinë.

Por në një koment pozitiv, zoti Kramer, përshëndeti bashkëpunimin e Rusisë në përpjekjet për të bindur Iranin dhe Korenë e Veriut të heqin dorë nga programi i armëve bërthamore dhe për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme. //rd//

XS
SM
MD
LG