Lidhje

Dëshmon një ish-zyrtar serb në gjyqin mbi vrajsen e Zoran Xhinxhiçit


Një ish-shef i shërbimit ushtarak të zbulimit serb pohoi se është takuar me 2 prej të dyshuarve për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç, para se atij t’i bëhej atentat.

Gjenerali Aco Tomiç, një ndihmës i afërt i kryeministrit Vojisllav Koshtunica dëshmoi dje në procesin gjyqësor ndaj personave të akuzuar për atentatin e vitit 2003 ndaj kryeministrit Xhinxhiç.

Gjenerali Tomiç i tha gjykatës se ishte takuar me Milorad Ulemek Lukoviç, i njohur si Legija, dhe Dushan Spasojeviç në vitin 2002. Lukoviç po gjykohet nën akuzat se ka qenë ideator i vrasjes së ish-kryeministrit serb, ndërsa Spasojeviç, i cili u vra në një incident të armatosur pas atentatit ndaj Xhinxhiçit, dyshohet se ishte kreu i bandës që realizoi vrasjen.

Familja Xhinxhiç e ka akuzuar Lukoviçin si një aleat të afërt të kryeministrit Vojisllav Koshtunica dhe ka kërkuar që kryeministri dhe zyrtarë të tjerë serbë të thirren për të dëshmuar në gjyq. Por gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. //ad//

XS
SM
MD
LG