Lidhje

Rusia paralajmëron për përdorimin e vetos ndaj planit për Kosovën


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi përsëri se vendi i tij do ta kundërshtojë planin e OKB-së për Kosovën, në se ai nuk merr parasysh interesat e Serbisë.

Zoti Lavrov tha sot gjatë një fjalimi në parlament, se Rusia nuk do t’i shmanget votimit në Këshillin e Sigurimit për këtë çështje. Por ai theksoi përsëri qëndrimin e Moskës se çdo zgjidhje përfundimtare duhet të jetë e pranueshme si nga autoritetet serbe edhe nga shumica shqiptare e Kosovës.

Propozimi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Kosovën Marti Ahtisari do t’i jepte Kosovës shumicën e elementëve të pavarësisë, por jo pavarësinë e plotë që kërkojnë shqiptarët.

Gazeta frqanceze Lë Mond shkruante dje se plani i paraqitur nga zoti Ahtisari, që do t’i dorëzohet Këshillit të Sigurimit të hënën, propozon “pavarësi nën mbikqyrje ndërkombëtare”. Serbia e ka kundërshtuar këtë zgjidhje, duke e cilësuar si shkelje të sovranitet dhe tërrësisë së saj territoriale. //rd//

XS
SM
MD
LG