Lidhje

Irak - 13 kryengritës të vrarë nga sulmet e forcave amerikane dhe irakiane


Në Irak, ushtria amerikane tha se forcat amerikane dhe irakiane vranë sot 13 pjesëtarë të forcave kryengritëse në disa sulme. Ushtria tha se 8 kryengritës u vranë në luftimet disa-orëshe mes trupave dhe luftëtarëve të al-Kaidës në Irak, në qytetin e Amirijas, në provincën e trazuar Al-Anbar.

Pranë Tajit, në veri të Bagdadit, ushtria tha se forcat e koalicionit vranë 5 terroristë, arrestuan tre prej tyre dhe shkatërruan një uzinë të prodhimit të bombave.

Ndërkohë, në një intervistë për BBC-në, nënpresidenti irakian Tarik al-Hashemi, bëri thirrje për bisedime me kryengritësit në Irak. Zoti Hashemi tha se të gjitha palët, përveç forcave të Al-Kaidës, duhen ftuar për të shprehur shqetësimet dhe rezervat e tyre. Gjetkë në Irak, 3 veta u vranë nga një sulm me mortaja në Madain, në jug të Bagdadit.

Zyrtarët thanë gjithashtu se u gjetën trupat e dy policëve në Divanijah. Ndërkohë, 3 veta të tjerë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në Mosul. Më shumë se 20 të tjerë u plagosën. //rd//

XS
SM
MD
LG