Lidhje

Khamenei: Irani do të përdorë të gjitha aftësitë për t'u vetëmbrojtur


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se vendi i tij do të përdorë të gjitha aftësitë për t’u vetëmbrojtur nga sulmet.

Këto komente ai i bëri në një fjalim drejtuar vendit, duke thënë se në se Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët duan ta kërcënojnë Iranin dhe të përdorin dhunën, atëhere Irani do t’i përgjigjet sulmit të armiqve, sipas fjalëve të tij. Ai citohet gjithashtu të ketë thënë se Irani i ka zhvilluar aktivitetet bërthamore sipas rregullave ndërkombëtare dhe se Teherani do t’i vazhdojë ato, pavarësisht nga ndonjë veprim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit po diskuton mbi një projekt-rezolutë, e cila do të shtonte sanksionet kundër Iranit për shkak të dështimit të atij vendi për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Po sot më parë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Rusia nuk do të mbështesë ato që ai i quajti sanksione të OKB-së pa masë kundër Iranit pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte veprimtaritë për pasurimin e uraniumit. //rd//

XS
SM
MD
LG