Lidhje

Al Gor dërgon në Kongres rrezikun nga ngrohja globale


Dokumentari i Al Gorit, fitues i çmimit Oscar “Një e Vërtetë e Pavolitshme” përshkruan përpjekjet në mbarë botën për tërheqjen e vëmendjes rreth ngrohjes globale. Në një dekleratë në një seancë dëgjimore para dy komisioneve të kongresit, ai ju kthye tematikës së filmit të tij, duke thënë se egzistojnë fakte të pakthyeshme që Toka po përjeton një periudhë të paparë të ndryshimit të klimës. Gore thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin pozicionin drejtues dhe se ligjvënësit duhet të kenë kurajon për të ndërmarrë hapa që do të ndihmonin në kthimin prapa të procesit, në mënyrë që gjeneratat e ardhëshme të mos përballen me të njejtat probleme.

“Në emër të zotit, çfarë bënin ata? A nuk e kuptonin ata se katër herë brenda 15 vjetësh i gjithë komuniteti i shkencëtarëve në botë lëshoi raporte duke u kërkuar që të vepronin. ? Çpatën...mos ishin tërësisht symbyllur dhe të mpirë nga jeta politike, apo jeta e përditshme....që të mbusheshin mirë me frymë dhe të shikonin realitetin se me çfarë po përballemi?”

Gore theksoi studimet e fundit që thonë se ngrohja gloable mund të jetë më keq nga sa ishte menduar, dhe se Arktiku po shkrihet më shpejt sesa ishte parashikuar dhe mund të zhduket brenda 34 vjetësh. Paraqitja e Al Gorit në Kongres ndodh ndërkohë që shumica demokrate e ka bërë pjesë të rendit të saj të ditës çështjen e ndryshimit të klimës. Kryetarja demokrate, Nancy Pelosi, krijoi një komision të posaçëm për ndryshimin e klimës dhe po jep shpresa për ta bërë pjesë të legjislacionit reduktimin e gazeve serë dhe përdorimin e karburanteve të ripërtërira. Nga ana tjetër, republikanët shfrytëzuan rastin për të përsëritur kritikat ndaj disa aspekteve të prekura nga filmi i Al Gorit dhe vunë në pikpyetje konkluzionin që kishte nxjerrë Gore nga gjetjet shkencore. Ligjvënësi Joe Barton vuri në shenjestër dy nga rekomandimet e Al Gorit.

“Disa nga idetë e tua, zoti nënpresident, mendoj se kanë të meta. Sygjerimet tuaja për taksën për gazin karbonik janë diçka që do të demtonte konkurencën tonë, shto koston për familjet amerikane, eksportimin e vendeve të punës dhe aktualisht do të bënte shumë pak në përmirësimin e ambjetit tonë. Njëlloj si sistemi i kufizimit dhe tregtisë për bioksidin e karbonit i parashikuar në marrëveshjen e Kyotos, kryesisht do të shtonte çmimin e energjisë elektrike duke sjellë shumë pak përfitime për mjedisin. “

Por Gore i bëri thirrje Kongresit që të miratojë ligje me qëllim efikasitetin e energjisë përfshi standarte më të rrepta për automobilët, dhe ndalimin e ndërtimit të centraleve elektrike me qymyr që nuk janë në gjendje të menjanojnë lëshimin e dioksidit të karbonit apo efektin serë në atmosferë. Ai gjithashtu këshilloi që Shtetet e Bashkuara të zbatojnë traktatin e Kyotos duke thënë se një traktat i ri duhet shtyrë për në vitin 2010. (kh)

XS
SM
MD
LG