Lidhje

Shqipëri: policia sekuestron 4 kilogram heroinë


Në Shqipëri policia mundi të zbulojë dhe të sekuestrojë sot pasdite një sasi prej 4 kilogram heroinë. Operacioni me emrin e koduar "Segmenti i Ndërprerë 2" u organizua në Tiranë pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Sasia e drogës u gjet e fshehur në gomën e një makine. Policia arrestoi menjëherë shoferin e mjetit Jorgo Mane, i cili sipas të dhënave është bashkëpronar në një kompani gazi. Mane nuk ka patur më parë shkelje penale dhe tashmë po hetohet rreth përfshirjes së tij në trafikun e lëndëve narkotike. Policia shqiptare ka kryer gjatë muajve të parë të këtij viti një seri operacionesh antidrogë. Dje në mbrëmje një tjetër person u arrestua pasi u gjet me 20 kliogram përzierës lëndësh narkotike. Nga fillimi i vitit deri tani janë sekuestruar afër 100 kilogram heroinë, sasia më e madhe e zbuluar ndonjëherë brenda një periudhe kaq të shkurtër.

XS
SM
MD
LG