Lidhje

SHBA: Ueb kërkon më tepër përpjekje diplomatike me fqinjët e Irakut

  • Debora Tejt

Senatori demokrat nga Virxhinia, Xhejms Ueb, i bën thirrje administratës së Presidentit Bush të shtojë përpjekjet diplomatike me fqinjët e Irakut për të vendosur rendin dhe qetësinë në vend dhe rrjedhimisht për t’i hapur rrugën tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku. Senatori Ueb i bëri këto deklarata të enjten në një fjalim që mbajti në Uashington.

Senatori Ueb, veteran i dekoruar i luftës së Vietnamit, ka argumentuar përnjë kohë të gjatë se konflikti në Irak nuk mund të zgjidhjet ushtarakisht dhe për sa kohë që Shtetet e Bashkuara e mbajnë të pushtuar atë vend. Ai e argumentoi përsëri këtë pikëpamje të enjten: “Nuk besoj se do të ketë stabilitet të vërtetë në Irak për sa kohë që trupat amerikane të jenë atje. Kjo është e padiskutueshme”.

Por Senatori Ueb, ish-republikan që ka shërbyer në postin e Sekretarit të Marinës në administratën e Presidentit Reagan, thotë se nuk e mbështet idenë e tërhqjes brenda një afati të caktuar të trupave amerikane. Ai beson se vëmendja duhet përqendruar në veprimtarinë diplomatike për t’ia arritur qëllimit. “Diplomacia e mirëfilltë dhe e balancuar si duhet do të na ndihmojë për të sjellë stabilitet më të madh në rajon, për të tërhequr ushtrinë amerikane nga Iraku, për të rritur aftësinë tonë që të mposhtim terrorizmin ndërkombëtar dhe përfundimisht për të na krijuar mundësi që të përqendrohemi në sfidat reale strategjike që ne kemi përballë në gjithë botën”.

Senatori Ueb e vlerësoi konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Bagdad në fillim të këtij muaji, e cila u përqendrua në përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës sektare në vend. Ai tha se planet për një takim të nivelit ministror muajin e ardhëshëm janë shenja shpresëdhënëse, siç u shpreh ai.

Senatori Ueb i bëri thirrje administratës së Presidentit Bush të angazhohet më tepër në përpjekjet diplomatike me Sirinë dhe Iranin dhe paralajmëroi kundër çdo veprimi ushtarak amerikan në Iran pa autorizimin e Kongresit. Senatori Web ka paraqitur një projekt-ligj që do të pengonte përdorimin e fondeve amerikane për operacione ushtarake ndaj Iranit pa miratimin e Kongresit. "Ky projekt-ligj është hartuar me kujdes. Ai i krijion mundësi ushtrisë tonë të mbrohet ndaj sulmeve të mundëshme me bazë në Iran, duke përfshirë edhe goditjet e rufeshme për t’i parandaluar ato si dhe ndjekjen e autorëve të sulmeve të tilla, në qoftë se ata mund të strehohen në teritorin e Iranit. Projekt-ligji përfshin të gjitha qendrimet tona të shprehura në të kaluarën lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe kërkesën tonë që Irani të njohë Izraelin”.

Senatori Ueb tha se do të mbështeste forcimin e sanksioneve ndaj Iranit me qëllim që të izolohet udhëheqja e tanishme e vendit.

Prania e Senatorit Ueb në Kongres është bërë gjithnjë e më e dukshme në Kongres që kur a i mbajti fjalën në emër të demokratëve në përgjigje të fjalimit të Presidentit për gjendjen e vendit në muajin janar. Ai tha se u takua me një botues pak pas atij fjalimi për të diskutuar mundësinë e shkrimit të një libri, ku ai do të rekomandonte kursin që do të ndiqnin Shtetet e Bashkura në të ardhmen. //az//

XS
SM
MD
LG