Lidhje

Mark Whalberg sjell në jetë heroin e romanit Point of Impact


Në rolin e Bob Lee Swagger, Mark Whalberg sjell në jetë heroin e romanit Point of Impact me autor fituesin e çmimit Pulitzer, Stephen Hunter.

Aktori dhe regjisori i njohur Mark Whalberg vjen sot në kinema me filmin e ri me aksion “The Shooter” në rolin e një ish marinsi snajperist mjat të rrezikshëm dhe tepër të zgjuar.

Kur Swagger braktiset nga oficerët e tij të lartë pas përfundimit të një misioni të rrezikshëm me pasoja jetën e partnerit të tij, ai kthehet në shtëpi i duke u ndjerë se ishte tradhëtuar dhe fshihet në një mal të largët.

Tre vjet më vonë heshtja e tij thyhet kur ish koloneli Isaac Johnson , luajtur nga Danny Glover, i ben atij nje vizitë. Koloneli i mbush atij mendjen se vendi i kerkonte një shërbim tjetër, kësaj rradhe për të zbuluar një komplot që synonte ti bënte atentat presidentit të Shteteve të Bashkuara. “Fatkeqësisht isha mbipeshë si rezultat i filmit The Departet ndaj mu desh që të humbisja peshë dhe pastaj të bëja një kurs trajnimi për snajper”, shpjegon aktori.

Por gjërat marrin kahje misterioze dhe Swagger kthehet në të dyshuarin kryesor për atentat ndaj presidentit dhe kërkohet nga të gjitha agjencitë amerikane të rendit. Miku i tij i vetëm është agjenti i FBI-së Nick Memphis dhe e veja e partnerit të tij të vrarë.

Ndërkohë aktorët Adam Sandler, Don Cheadle dhe Liv Tyler kanë sjell sot në kinema filmin e ri ‘Reign Over Me” një film rreth një burri që shkon të jetojë me ish shokun e tij të shkollës pasi ka humbur të gjithë pjestarët e familjes në tragjedinë e 11 shtatorit në New York. Kjo është hera e parë që komediani ka ndryshuar zheanret për tu futur në dramë. Atij ju desh shumë punë në studimin e rolit dhe për të zotëruar emocionet e dikujt që vuan nga çrregullimet e traumave të përjetuara më parë. //rd//

XS
SM
MD
LG