Lidhje

Ahmadinexhad merr vizën amerikane


Departamenti amerikan i Shtetit nxori vizën për Presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, që ai të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha sot se vizat u nxorën për zotin Ahmadinexhad, për disa diplomatë iranianë dhe një grup rojesh të tij personale. Zëdhënësi tha se kërkesat për vizë për disa nga pjestarët e ekuipazhit iranian ende nuk janë përfunduar por do të jenë gati që zoti Ahmadinexhad të mund të shkojë në Nju Jork.

Para këtij njoftimi, Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk po i nxjerrin viziën udhëheqësit iranian për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, i cili pritet të votojë nesër për të venë sanksione të reja kundër Iranit pasi ka refuzuar të ndalë pasurimin e uraniumit. //rd//

XS
SM
MD
LG